“Një zë më shumë i bën jehonë më shumë”, aktivistja thirrje fierakëve: Të shpëtojmë lumin Gjanica

Xhentiana Muskaj një aktiviste e cila jeton në Gjermani prej dy vitesh tashmë lufton për kauzën e ndotjes së lumenjve, duke kërkuar ndërgjegjësimin e njerëzve që të kontribuojnë në pastrimin e tyre. Në një ekspozitë dy vite më parë në Tiranë, Muskaj tregoi ndotjen në lumin Gjanica, por shprehet se sot ai lum është njësoj i ndotur dhe për ketë nuk është aspak e kënaqur.
Aktivistja shkruan në një reagim në Facebook, se në dhjetor do të jetë në Fier ku do të ketë një ekspozitë për të treguar ndotjen dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve në këtë qytet. “Nuk më vjen keq të kaloj pushimet e mia të Dhjetorit në Fier duke tentuar të ndryshoj diçka. Nëse ka ndonjë që do të bashkohet gjithashtu duke shkëmbyer fotografi që tregojnë ndotjen e “Gjanica” më shkruaj . Një zë më shumë i bën jehonë më shumë”, shton ndër të tjera ajo.
REAGIMI I PLOTË
Dy vjet më parë fillova një fushatë kundër ndotjes së lumit “Gjanica”. Kur e paraqita projektin si aktiviste, shumë pak e dinin se sa e ndotur ishte “Gjanica”. As unë nuk e dija. E ndjeja se kisha për detyrë të informoja se sa ishte i ndotur. Ekspozita e parë u hap në Tiranë.
Nuk e di se si banorët jetojnë … Për mua dhe të gjithë ata që më mbështetën, ky projekt tani ka mbaruar. Më uruan, u duartrokita, por pa asnjë vlerë, “Gjanica” është po aq e ndotur. Asgje nuk ka ndryshuar. Banorët që jetojnë në bregun e Gjanicës më kanë kërkuar që ta hap edhe një herë në Fier. Nuk më vjen keq të kaloj pushimet e mia të Dhjetorit në Fier duke tentuar të ndryshoj diçka. Nëse ka ndonjë që do të bashkohet gjithashtu duke shkëmbyer fotografi që tregojnë ndotjen e “Gjanica” më shkruaj . Një zë më shumë i bën jehonë më shumë.