Pirgu: Shqiptarët duhet të bëhen një superfuqi në Evropë
Intervistë ekskluzive me Saimir Pirgun, artistin shqiptar me famë botërore
Artistët shqiptarë po shpërthejnë izolimin e gjatë. Vlerat e tyre nuk kanë më se si nënvlerësohen. Veçanërisht kur është fjalë për arte tek të cilat, zbulimi nuk mund të pritet vetëm nga interpretimi i kritikës. Pavarësisht asaj se si mund të shkruhet, ajo nuk mund të pengojë arritjen e shkëlqimit botëror, kur ëmbëlsia apo ndjenjat që zgjon një këngëtar me zërin e tij, tejkalojnë vlerësimet teorike dhe kritike. Artisti i ri nga Shqipëria, Saimir Pirgu, ishte me shumë fat. Për një kohë të shkurtër arriti që të bëhet aq i dashur për kritikën dhe publikun sa të këndonte përkrah artistit botëror Luçiano Pavarotit, njëherit mikut të tij, dhe vazhdon të këndoj përkrah Plaçido Domingo, një tjetër tenor madhështor, ikonë e këndimit klasikë.
Por, tenori shqiptar nuk e ka të madh vetëm shpirtin e artistit. Në zemrën e tij rritet vazhdimisht ndjenja për një Shqipëri të fuqishme, madhështore, që sikurse po ecën me art, shqiptarët të arrijnë të bëhen një superfuqi e vërtetë në Evropë. Saimir Pirgu, i cili ka pushtuar cep më cep të gjitha skenat më të mëdha të Evropës dhe botës, thotë se e mund t’ia dalim që të ardhmen tonë ta kthejmë në binarët e duhur të krijimit të vlerave dhe nëpërmjet tyre ta marrim vendin që e meritojmë. Askush më shumë se një artist se ndjen dhembjen kur të tjerët e shohin kombin tënd si të vogël apo ndonjëherë edhe të papërfillshëm, veçmas kur kanë respekt të jashtëzakonshëm për njerëz të skenës si vetë Pirgu apo Inva Mula më parë, për një shkrimtar të madh si Ismail Kadare apo për një kryehumaniste të botës si Nëna Terezë.
“Bota sot”: Ju z.Pirgu sapo keni përmbyllur me shumë sukses shfaqjen tuaj në skenën Arena të Veronës. Si ndiheni pas kësaj shfaqje, ju bën të ndiheni krenar?
Saimir Pirgu: Jam tepër i emocionuar, por dhe i kënaqur nga rezultati i një shfaqje që bëhej për herë të parë në një teatër të hapur siç është arena e Veronës. Vështirësitë ishin të shumta për një spektakël kaq madhor, por të gjithë këngëtarët, dirigjentët, e gjithashtu edhe Zeffirelli ia dolëm mban. Shfaqja pati një sukses të madh, e kjo është një arritje për të gjithë ne, por dhe për Arenën si festival që e bëri këtë eksperiment…
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.