“Na dalin të martuar burrë me burrë”/ Kryeministri flet për 2 problemet kryesore në vend

Kryeministri Edi Rama mendon se gjendja në vend është përmirësuar sa i përket respektimit të masave, por ai vëren dy probleme.
“Situata është goxha më mirë në tregje, por kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhen kthyer në shtëpi. Kemi folur me ministren e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë për të targetuar shërbimet për pensionistët.
Pensionistët kryefamiljarë që janë vetëm apo çift duhen ndihmuar nga ne. Ndërsa të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët.
Pensionistët duhen kthyer nga rrugë, duhen çuar në shtëpi.
Patrullat që bëjnë mbikëqyrjen nuk duhet të vazhdojnë rrugën, por t’u thonë ikni në shtëpi.
Problemi tjetër është se ecja bashkë është e ndaluar edhe kur je i martuar. Nëse je i shoqëruar gjobitesh, se këtu na dalin të martuar edhe burrë me burrë. Duhet që të ecin vetëm, se ka rrezik”, tha Rama gjatë komunikimit me ministrat me video-konferencë.