Laert Haxhiu dha 25 mijë euro për kokën e Çajup Selimit, DËSHMITË zbulojnë detaje nga atentati: E dinim për çun të mirë, kur vdiq kuptuam se kishte probleme

Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar për vrasjen e bujshme të biznesmenit Çajup Selimi, autori i ngjarjes, Artan Tafani ka zbuluar se për këtë eliminim u pagua 25 mijë euro nga Laert Haxhiu.

Burimet bëjnë me dije se në lidhje me atentatin që përgjaku vendin ka dëshmuar dhe një i afërm i viktimës, Leonard Selimi.

Në fjalën e tij ky i fundit është shprehur se vrasja e biznesmenit u planifikua dhe realizua me sukses, pasi të shtënat me armë nuk janë dëgjuar fare.

Më tej ai ka theksuar se nuk kishte shumë detaje rreth viktimës, duke nënvizuar se për të kishin dëgjuar vetëm fjalë të mira, deri në momentin kur e vranë në derë të shtëpisë së tij.

Pas eliminimit të biznesmenit, dolën në pah sherret e vjetra që ai kishte pasur me disa çuna nga Tepelena.

Deklarata e plotë e Leonard Selimit: Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë. Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë.

I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.

Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT