Shteti duhet të përgjigjet sipas ligjit / 100 mln lekë shpërblim për kampionen Romela Begaj
Kampionia e botës në peshëngrijte, Romela Begaj do të përfitojë 100 milionë lekë nga shteti shqiptar. Shtangistja 31 vjeçare fitoi medaljen e artë në stilin shkëputjes në botërorin e SHBA-së në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.Shqipëria kishte 45 vite që nuk fitonte një medalje ari në një botëror dhe më në fund këtë sukses e arriti Begaj në shkëputje, teksa në dy garësh mori vendin e dytë, e mposhtur nga Leidy Yessenia Solid Arboleda (Kolumbi).Sportistja shqiptare garoi në peshën deri në 69 kg. Ajo i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg.