Kabo: Basha nuk ka diplomë. Po ia gjetët, unë kërkoj falje publike
Filozofi dhe sociologu i njohur Përparim Kabo këtë të enjte në emisionin “Debati” i është kundërvënë kryetarit të PD, Lulzim Basha duke e quajtur atë mashtrues.
Sipas tij, Lulzim Basha ka mashtruar për arsimimin e tij, dhe këtë e tregon me shmangien që i bën trajtimit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
“Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Hollandë, por hyni në rrjet. Po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike.”
Kabo nuk ngurroi ta krahasonte Bashën me mjekun Hamdi Sulçe. Sipas tij, ky i fundit edhe pse kishte kryer studimet në Harward, kurrë nuk e deklaroi.
“Kishte mbaruar Harwardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?”, është shprehur Kabo përballë gazetarit Roland Qafoku./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!