Nga virusi harruam Gërdecin. Vëllai i Erisonit: S’mund të bëhet gjaku ujë

15 Marsi i këtij viti shënon 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

Djali i madh i familjes Durdaj, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda ka kryer homazhe sot në përmendoren në kujtim të viktimave.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se vënia e drejtësisë është larg, ndërsa padrejtësia jetohet përditë.

Durdaj premton se do të ndalojë së bëri homazhe, por  edhe duke luftuar për të gjetur drejtësi.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Durdaj shkruan: 

“Edhe pas 12-vjetësh gjendem përsëri këtu, në të njëjtin vend, për të njëjtën arsye….Drejtësi për ata që humbën jetën.

12-vjet Gërdeci….ku fajtorët janë të pafajshëm ndërsa viktimat që humbën jetën janë të dënuar për të mos gjetur rehati…..drejtësia është larg padrejtësia jetohet përditë….

Nuk mund të bëhet ujë gjaku i 26 personave.

Nuk mund të bëhet ujë gjaku i Erit! 

Kur të mos kem më frymë do ndaloj së bëri homazhe, së kërkuari drejtësi”, nënvizon Durdaj.

Le të kujtojmë që familja Durdaj njihet për forcën e madhe, në luftën e drejtë që ka bërë me organet e drejtësisë, të cilat nën komandën e ish kryeministrit Sali Berisha kishin tentuar të fshihnin të gjitha gjurmët për të mbyllur çështjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT