“Kushtet? Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme”

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok thotë se Shqipëria është vendi i vetëm të cilit i janë vendosur katër parakushte dhe vetëm plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, që është nisja zyrtare e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryediplomati shton se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë menjëherë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Shqipëria është vendi i vetëm që ka parakushte (4) dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria ka parakushte sepse duhet të bindë vendet e BE se e ka seriozisht në Sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opinion, Komisioni vëren politizimin e reformës”, thekson ai.

Sipas Blok, një tjetër detyrë e Shqipërisë është edhe reforma zgjedhore dhe luftimi i fenomenit të financimit të partive përmes parave kriminale.

Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera”, shton ai.

Pyetur nga The Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t’i plotësojë; përgjigja ishte

“Parakushtet janë përmisimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin”.

Ai nënvizon se “Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT