Greqia përgatitet për çdo skenar të mundshëm, INVESTON 28 miliardë euro për sisteme raketore nga Izraeli

Është miratuar nga Komisioni Parlamentar grek blerja e një sistem shumëfunksional për mbrojtjen ajrore me vlerë tre miliardë euro dhe përmirësimin e 38 avionëve luftarakë F-16, me vlerë rreth katër miliardë euro.
Sipas Reuters, Greqia është në negociata me Izraelin për blerjen e sistemeve raketore për mbrojtjen ajrore. Njëkohësisht, Athina planifikon të modernizojë avionët F-16 Block 50, të prodhuar në vitin 1990, duke i kthyer në versionin më të avancuar Viper, me një kosto të vlerësuar prej rreth 1 miliard eurosh.
Flota ajrore e Greqisë përbëhet nga rreth 150 avionë F-16, prej të cilëve tashmë janë përmirësuar rreth 40 njësi. Qeveria greke ka njoftuar se deri në vitin 2036 synon të shpenzojë rreth 28 miliardë euro për modernizimin e forcave të armatosura, në përpjekje për të mbajtur ritmin me Turqinë, rivalin e saj historik në rajon.
Këto masa tregojnë se Greqia po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke synuar të ruajë fuqinë në rajon dhe të shmangë përshkallëzimin e konflikteve.