Hoxhaj: Nëse Kosova s’ka vija të kuqe me Serbinë, s’ka as me Shqipërinë


Zv/ kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se nëse Beogradi dhe Brukseli mendojnë se vija e kuqe nuk duhet të ekzistojë me Serbinë, atëherë kjo gjë nuk duhet të ekzistojë as me Shqipërinë.I pranishëm në Morinë për inagurimin e pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, Hoxhaj tha:“Pas 12 vitesh jemi në fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe ende kemi çështje të hapura me fqinjin tonë verior. Duam që ky dialog, sa t’i shërbejë normalizimit të plotë në mes të të dy shteteve përmes njohjes së ndërsjellët dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB, po aq edhe një pajtimi Kosovë-Serbi pas një konflikti të thellë më shumë se një shekullor. Por nëse në këtë fazë të fundit, e cila duhet t’i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë në rajon, dikush në Beograd dhe Bruksel mendon se sa i takon normalizimit në raport me Serbinë nuk duhet të ketë vija të kuqe, atëherë, nëse këto vija të kuqe nuk vlejnë në raport me fqinjin tonë verior, nuk duhet të vlejnë as në raport me Shqipërinë.”Sa i takon investimit të përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së për ngritjen e kësaj pike të re kufitare, Hoxhaj u shpreh se “hapja e pikës së përbashkët kufitare dhe doganore në Morinë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është ndër ngjarjet më të rëndësishme, meqë kjo është pika kufitare më e ngarkuar në kuptimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve tona, por edhe në Ballkan.”Ai deklaroi se vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Kosovë 24 mijë njerëz që mund të jenë bashkatdhetarë kosovarë por edhe qytetarë të Shqipërisë, si dhe 11 mijë turistë nga Kosova kanë kaluar në drejtim të Shqipërisë.Hoxhaj shprehu në fund mirënjohjen ndaj policisë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe doganave për punën e tyre./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT