Merr fund marrëzia e çadrave! Rama vendim EKSTREM për Ksamilin e Dhërmiun/ Sezonin tjetër…

Qeveria është detyruar të marrë vendime “drastike” për menaxhimin e bregdetit në jug.

Rama tha se Ksamili dhe Dhërmiu do të jenë tërësisht plazhe publike dhe nën menaxhimin e bashkive.

Rama kritika të ashpra pati kryesisht për mënyrën se si është menaxhuar sezoni në Ksamil, të ciline quaji një “plazh të dhunuar”. Kjo perlë e natyrës shqiptare, Rama tha se nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar.

Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT