Viti nisi mbarë për turizmin, hyrjet e të huajve rriten 34.5%, rikthehen shqiptarët e Kosovës
Turizmi ka vijuar të ruajë ritmin pozitiv edhe në muajin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të INSTAT, në janar kanë hyrë në Shqipëri 232 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 34,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndryshe nga viti i kaluar, kur u vu re një rënie e dukshme e turistëve nga Kosova, ata kanë filluar të rikthehen sërish këtë vit. Shtetasit nga Kosova qëndrojnë në vend të parë për nga hyrjet, me 77 mijë, me një rritje prej 34.3% në raport me janarin e një viti më parë.Në vend të dytë janë maqedonasit, me 37 mijë hyrje, të cilët kanë shënuar edhe rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në vend të tretë vijojnë grekët me 31 mijë hyrje dhe rritje 31%. Më pas janë malazezët dhe italianë, me përkatësisht 28 mijë dhe 19 mijë hyrje. Turistët e tjerë, që vijnë kryesisht në sezonin e verës, si anglezët, polakët etj kanë qenë në pakët në numër në janar.Edhe në 2018-n turizmi pritet të përjetojë një vit pozitiv, në vijim të sezonit të kaluar, ku Shqipëria u “zbulua” nga polakët, çekët, anglezët etj. Hotelet e mëdha në bregdet janë tashmë të rezervuara dhe krahas polakëve që mbizotëruan vjet, këtë vit pritet të ketë edhe shumë nordikë e më pak ukrainas.Lëvizjet
Në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Janar 2018, janë 726.463 duke shënuar një rritje me 30,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20,8 %.Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të të huaj në muajin Janar 2018, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe detare zënë 3,6 %. /Monitor/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!