VIDEO/ Speciale: Thesaret e lashtësisë shqiptare në rrugën e TAP-it

Vetëm pak kilometra larg nga Berati, në njërën prej kodrave pranë fshatit Fushë-Peshtan, kompania TAP ndali punimet në mes të vitit 2017 për të raportuar një gjetje të rëndësishme të fshehur në shekuj. Punonjësit në terren hasën disa pengesa për të cilat kërkuan një leje të dytë për të vijuar ose jo gërmimet me eksakvator.Dhe përgjigja ishte Stop. Ata që mendojnë se misioni i gazsjellësit TAP në Shqipëri është furnizimi me gaz për vendin kanë të drejtë, por jo tërësisht. Përpos inxhinierëve, supervizorëve, punonjësve të ndërtimit dhe shtrimit të tubacionit, kjo kompani ka dhe një drejtori të veçantë me 50 ekspertë të historisë dhe arkeologjisë. Udhëheqës i tyre është eksperti i Trashëgimisë Kulturore Lorenc Bejko, i cili drejton dhe arkivon një punë që ka nxjerrë thesare nga nëntoka e territorit tonë, madje dhe në zona ku nuk është menduar pë gjurmë arkeologjike. Siti në kodrën e Beratit për arkeologët është një banjo turke, ndryshe Hamam, e cila ka pasur një sistem perfekt funksionimi.Që nga varrezat, sendet prej bronzi e der te prania e objekteve religjioze, sitet arkeologjike që marrin një status të rëndësishëm datojnë nga neoliti i hershëm e deri në shekullin e 20.Por nuk janë vetëm sendet, eshtrat dhe objektet murale ato që janë hasur në territorin ku punohet për vendosjen e tubacionit të TAP. Zbulimet dëshmojnë për gjetje të rëndësishme të antikitetit ilir dhe periudhës romake, me rrugë komunkimi dhe ura, të cilat kanë shërbyer për shkëmbime tregtare apo pozicionimin në vendbanime të përkohshme apo të përhershme.Bejko tregon edhe pikat ku janë gjetur sitet arkeologjike në hartën ku kalon tubacioni në pjesën tokësore të Shqipërisë, ku në total janë 40 gjetje, në zonën e Korçës, në Berat, Çorovodë e deri në Fier.Por, a ndjek kompania TAP rrugët ligjore për ruajten dhe referemin e zbulimeve në drejtorinë përgjegjëse pranë Ministrisë së Kulturës. Rudina Zoto, drejtore e Agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë shprehet se veprimatria e trashëgimisë kulturore sot është në fazën e tranzicionit dhe ajo monitorhet sipas ligjit për Trashgiminë kulturore dhe gjithcka raportohet në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë.Bashkëpunimin e komenton si të frytshëm edhe Bejko, sipas të cilit gjithcka zhvillohet në mbikëqyrjen e plotë të dy palëve.Por, në bashkëpunimin e frytshëm mes ekipit të arkeologëve të TAP dhe agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë, fondet i përkasin 100 për qind kompanisë private.Por veprimtaria e gazsjellësit TAP në tokë do të mbyllet në vitin 2020, çka do të ndërpresë edhe mundësinë për gjetjen e siteve të tjera të mundshme arkeologjike. Gjatë viteve të fundit në Shqipëri turizmi është rritur me hapa galopantë dhe interesi për turizmin kulturor ka shënuar rritje nga 10 për qind në 2014 në 40 për qind në 2016, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT.Sot sitet arkeologjike të TAP monitorohen dhe ruhen në mënyrë të rreptë, dhe interesi i publikut sapo është zgjuar. Sot në tryezë mes dy palëve po diskutohet ngritja e një muzeu të posacëm që do të përmbajë objektet me vlerë historike të zbuluara nga TAP. Por deri atëherë le të shpresojmë se të tjera thesare do të dalin nga nëntoka shqiptare.(TemA TV)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button