Heqja e taksës, Rama: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Kurtit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter rreth deklaratave të Haradinajt ndaj Albin Kurtit për heqjen e taksës.
Ai shprehet se Haradinaj ka nisur baltosjen e Kurtit dhe ka theksuar se Kurti kurrë nuk mund të jetë shërbëtor i Serbisë dhe se sipas tij është duke ecur në rrugën e duhur si kryeministër.
Postimi i Ramës:
Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!
Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.
Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës😊
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2020