Ngriti flamurin shqiptar në mes të Rusisë! Njihuni me Kickboxerin Fejzullai që po triumfon në Greqi (Video)

Shqiptarët përherë e më tepër po dalin në pah për talentin e tyre, sidomos në art dhe në sporte. Por rasti më i fundit që mbase pak veta mund ta kenë dëgjuar në Shqipëri është i talentit shqiptar në Kickbox Janis Fejzullai (Giannis Fezoulai), që po bën namin në Greqi.

Janis ka lindur në Tiranë, me nje karrier të suksesshme me 69 ndeshje profesionale nga të cilat ka 65 fitore dhe vetem 4 humbje. Përves se në Kickbox, ai ka një talent të theksuar dhe në karate, cfarë i jep më shumë teknikë dhe në sportin e Kickbox.

Ndeshja e fundit ishte në rusi kundra Gjeorgjanit Jago Genedize ku arriti të marë një fitore të madhe. I mbeshtetur nga skuadra e tij greke dhe gjithmonë duke mbrojtur flamurin shqiptar ai ngriti ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi në mes të Rusisë

Gianis luan ndeshjen e radhës në Athinë kundra Italianit Cherki Argoub, me datë 21-12-2019, ku shumë shqiptarë do jenë të pranishëm dhe fitorja e tij pritet të jete e padiskutueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT