Shqipëria, “hiti” i ri veror për rumunët, favorizojnë çmimet e lira dhe plazhet
Ndër destinacionet e preferuara të kësaj vere për rumunët do të jetë edhe Shqipëria.Ky pohim vjen nga tur operatorët në Rumani, të cilët shprehen se ofertat e lira dhe kushtet e kënaqshme po tërheqin gjithmonë e më tepër pushues.“Shqipëria e meriton padyshim të jetë destinacioni veror. Disa turistë druhen ta zgjedhin, por çmimet janë shumë të mira. Mund të gjesh edhe akomodim për 7 netë me 100 euro. Në përgjithësi rezervimet nuk i tejkalojnë 300 euro për çift. Në Shqipëri mund të shkosh vetëm me pasaportë dhe kjo është e leverdishme”, thotë një agjent turistik.Resortet më të frekuentuara për rumunët në Shqipëri ndodhen në Ksamil dhe Sarandë, ndryshe nga turistët e tjerë që preferojnë Durrësin.“Atje plazhet janë të mëdha me rërë të pastër. Gjithashtu ka plazhe me shezlong dhe plazhe të tjerë shumë të bukur dhe të egër. Gjithashtu ushqimi është i lirë, gati sa gjysma e çmimeve në Rumani. Në Shqipëri mund të presësh të qëndrosh një javë për 500 euro”, thotë tur operatori.Një tjetër faktor që pritet t’i japë shtyse turizmit nga ky vend i Europës Lindore është fakti që po shqyrtohet mundësia e shtimit të një linje direkte ajrore. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, linja Tiranë-Bukuresht pritet të nisë fluturimet charter brenda verës.Destinacione të tjera të pëlqyera nga rumunët përfshijnë: Greqinë, Turqinë, Bullgarinë dhe Spanjën./ZgjohuShqiptar.info