Revista gjermane nxin Shqipërinë:“Kartelet shqiptare po pushtojnë tregun gjerman të drogës”

Kartelet shqiptare po pushtojnë tregun e drogës në Gjermani. Ky është kryetitulli i kësaj jave i revistës prestigjioze gjermane Stern, që i kushton një reportazh të gjatë rreth prej 10 faqe, historisë së grupeve shqiptare të narko-trafikut të viteve të fundit.Këto janë gjurmët e reja të drogës, thuhet ne shkrim dhe hetuesit gjermane janë të alarmuar.Revista nënvizon se kartelet shqiptare te drogës zotërojnë të gjitha rrugët e trafikut përmes Italisë e vendeve të Ballkanit, drejt metropoleve europiane.Por kohët e fundit, mafia shqiptare po zhvillon një luftë të ashpër për kontrollin e plotë të këtij tregu edhe në Gjermani, vijon me tej revista Shtern.Shkrimi u referohet raporteve të policisë gjermane, ku konstatohet se në qytetet e mëdha si Frankfurti, thuajse në çdo përplasje mes bandave, shqiptarët janë të përfshirë.Vetëm kanabisi ka numrin më të madh të konsumatorëve rreth 23,5 milionë dhe 9.3 miliardë euro përfitime, në Europë.Vend kyç tranziti, thuhet me tej, Shqipëria është edhe për heroinën nga Afganistani, Irani e Pakistani./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button