FOTOT: Harta e vitit 1688, toponime që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën

Gazetari Armand Plaka ka postuar në faqen e tij të facebook një hartë të vitit 1688 ku bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.

“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Ëerner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Europës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte “lingua franca” në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.

Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjen Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: “Thesaurus exoticorum” me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorine Turke dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, të cilat edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.

Kështu për shembull aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën,Krujën, Albanopolin ( rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinen, Ulpianen, Tivarin, Dibren, Prizreni, Lumin Iber, Lezhen, Malesite e Sharrit, ndërsa në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT