‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (VIDEO/FOTO)
Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë.
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe foto të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Burimet bëjnë me dije se forcat anti-terror kanë identifikuar të gjithë organizatorët e protestës që u zhvillua në hyrje të fshatit Bularat, ku u bllokua rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije./ZgjohuShqiptar.info