Monument për çamët në Greqi? Rama: Jemi në lëvizje shahu, por…

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen çame duke e cilësuar si një nga çështjet më problematike për t’u ulur në tryezën e negociatave me palën greke.Rama i pranishëm në “Real Story” në “Vizion +” deklaroi se me të drejtë çamët kërkojnë një monument përkujtimor, por ne jemi në hapa të diskutimit, dhe se këto janë lëvizje shahu.Ne do të këmbëngulim, sepse kjo është një çështje shqiptare.Greqi ka një paranojë, një imagjinatë të vetën për arsyet e veta që ne Shqiptarët kemi pretendime territorial, dhe ky pretendim mban emrin çështja “çame”. Ne nuk kemi këtë pretendim. Ne flasim për shtetasit shqiptarë që kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa prona në shtetin grek, flasim për shtetas shqiptarë që kanë kujtime të hidhura që kërkojnë me të drejtë përkujtim.Kotziasin e kanë dëgjuar gabim. Pala shqiptare me agresivitet ka kërkuar çështjen çame në tryezë. Fakti që ne jemi në finalizimin e diskutimit për këto tre gjëra që ishin të paimagjinueshme, është produkt i qeverisë tonë që ne kemi punuar për 3 vite e gjysmë Ne po këmbëngulim për të drejtën përkujtimore, por janë lëvizje shahu. Ne nuk duam të cenojmë tjetrin. Duam as më shumë dhe as më pak atë që na takon,” tha Rama. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button