Mediat greke: Gati marrëveshja me Shqipërinë. Çamëria jashtë, Tsipras ‘Ok’ negociatave

Në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Mesdheut Jugore dhe në Ballkan në Rodos, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati do mbyllin paketën mes Greqisë dhe Shqipërisë duke i dhënë fund përplasjeve që kanë patur dekadat e fundit dy vendet.

Përderisa marrëveshja është gati dhe nuk ka asnjë të papritur të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama në një takim privat ku pritet të ndodhë gjatë 28 dhe 29 qershorit në Samitin e BE-së, pritet që Greqia të japë OK për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë.

Sipas burimeve, marrëveshja duhet të kishte përfunduar, nëse nuk do të kishte reaguar presidenti Ilir Meta, pengesë e cila sipas Edi Ramës, do të kapërcehet.

Sipas informacioneve të NEWS 24/7, në këtë marrëveshje përjashtohet çështja Çame, pasi është mohuar nga qeveria greke, por përfshihet çështja e luftës, demarkacionin AOZ si dhe disa çështje të tjera të hapura mes Greqisë dhe Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT