Kryeministri bullgar: Nëse Kosova lihet si “vrimë e zezë”, nuk do të ketë paqe në rajon

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, vendi i të cilit për momentin ka udhëheqjen e BE-së, ka akuzuar liderët e vendeve përendimore për qasje përjashtuese ndaj Bullgarisë dhe vendeve të Ballkanit.

Sipas tij, liderët përendimorë po bëjnë padrejtësi për lënien jashtë zonës Schengen të Bullgarisë, dhe se investimet në luftërat e Sirisë, Libisë dhe Afganistanit po i shkaktojnë dëme të mëdha BE-së.“Nuk është e çuditshme që Bullgaria është lider jo formal i Ballkanit, ne duhet të kontrollojmë situatën në këtë regjion. Ballkani është Europë, jo një oborr prapa shtëpisë”.Borisov, foli edhe për Kosovën dhe Malin e Zi, ku tha se këto dy vende nuk mund të lihen në “vrimën e zezë” të Ballkanit dhe duhet të jepet një përspektivë e çartë për këto vende, sepse sipas tij nëse nuk zgjidhet kjo çështje atëherë nuk do të ketë stabilitet në Ballkan.“Nuk mund ta lëmë Kosovën dhe Malin e Zi në një vrimë të zezë, sepse në këtë rast nuk do të ketë stabilitet në Ballkan” deklaroi Borisov.Ndryshe, Bullgaria që nga janari është kryesuese e rradhës e Bashkimit Evropian me një mandat prej gjashtë muajsh./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button