Haxhi Krasniqi triumfon ndaj Grafkan dhe nis rrugëtimin për Kampion Bote (VIDEO)

Haxhi Krasniqi e ka fituar duelin e boksit ndaj boksierit polak, Bartlomiej Grafkan, në Halle të Gjermanisë, dhe ka nisur kështu përpjekjen e tretë për kampion bote në kategorinë super të mesme.Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte triumfoi pas 10 rundeve bosk të fortë ndaj polakut, raporton Express.Me këtë meç, Krasniqi e ka nisur tashmë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme, pasi dy herët tjera dështoi të shpallej kampion.Kjo ishte sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.Krasniqi tanimë i ka 46 fitore dhe pesë humbje./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button