Ja çfarë ndodh në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë dhe grumbullohen në rrugë (VIDEO)

Banorët e Durrësit kanë lënë shtëpitë dhe janë grumbulluar në rrugët e qytetit. Trafiku thuajse është paralizuar, pasi një pjesë e tyre janë futur në makina dhe nisen në drejtime të ndryshme.

Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencës goditja kryesore ka qenë ajo e orës 21.15 me magnitudë 4.9 tëi shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq.

Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojne aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga komunikimi me bashkitë Durres, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale deri më tani.

Po sipas njoftimit zyrtar lëkundjet janë ndjerë më të lehta në Korçë dhe Pogradec.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT