‘Çmenden’ mediat greke: Rama merr urdhra nga Erdogan, Shqipëria po kthehet në “Turqi”

Ngërçi politik mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi çështjen çame, por edhe bisedimet “misterioze” për faljen e detit, duket se nuk kanë shqetësuar jo vetëm Tiranën zyrtare por edhe Athinën.Nga njëra anë kryediplomati Kotzias shprehet se me qeverinë shqiptare as u përmend “problemi Çam”, ndersa nga ana tjetër, Ditmir Bushati këmbënguli për përfshiren e “çështjes së Çamërisë” në negociatat me Greqinë.Madje Ministri i Jashtwm deklaroi se “çdo qytetar çam do të gëzojë pronën e tij”.Por mediat greke, duket se nuk mendojnë të njëjtën gjë, duke i mëshuar deklaratës së Kotzias për mos njohjen e problemit Çam.Madje opinionistët mendojnë se qeveria shqiptare zbaton urdhrat e Erdoganit.Sipas tyre Presidenti turk po përpiqet ta kthejë Shqipërinë në një Turqi të dytë.Opinionisti i njohur Lambros Kalarrytis shkruan në “Parapolitika.gr” se:Pala greke është ajo që do të humbasë në çdo marrëveshje që mund të arrihet”.

Për ata që nuk e kuptojnë apo nuk e vënë re faktori shqiptar zbaton urdhrat e Ankarasë.Në Ballkan po aplikohet një politikë irredentiste dhe në mënyrë konsistente, metodike dhe të qëndrueshme që i bën të dukshme ‘gjurmët turke’.Turqia kërkon një Ballkan të ri, dhe Erdogan po punon me shqiptarët. Shqiptarët janë një nga mjetet e dobishme dhe të rëndësishme në ndjekjen e këtij qëllimi.Presidenti turk po përpiqet ta transformojë Shqipërinë në Turqinë e dytë në rajon”. Shkruan në analizën e tij opinionisti grek Lambros Kalarrytis.Të tjerët kanë në mendje dhe politikën e tyre me tema të hapura.Sepse kanë një axhendë kombëtare, vizion kombëtar, ide kombëtare, objektiva kombëtare.Pra, ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, tani për tani duhet të jetë shqetësimi ynë.”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT