6 orë rrugë në këmbë, për të hyrë nga Mali i Zi, shumë shqiptarë të bllokuar edhe në Serbi

Pasi mësuan përmes mediave se ditën e dielë në mbrëmje, dogana e Hanit të Hotit do të ulë trarët për të bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në kuader të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, dhjetëra shqiptarë punonjës në Mal të Zi, vendosen të rikthehen në Shqipëri pranë familjeve të tyre.

Më të mbërritur në Han të Hotit, në mungesë të transportit publik, ata u nisën ne këmbë dhe pas 6 orësh mbërritën në Shkodër. Në Mal të Zi, kryesisht në trevat shqipfolëse të Ulqinit dhe Tuzit janë dhjetëra shqiptarë që punojnë kryesisht në ndërtim dhe në bujqësi.

Pas masave të marra nga shteti fqinj, ata janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, mbyllja e kufijve për shkak të Covid 19, ka bllokuar mjaft shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme kanë udhëtuar janë Shqipërisë ditët e fundit.

Ata shprehen se ndodhen në kufirin serb, i cili është i mbyllur për shkak të masa të ndërmarra nga qeveritë respektive me qëllim mos përhapjen e koronavirusit.

Ata deklarojnë se kanë udhëtuar nëpër disa shtete të Europës si, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Austri, Hungari ku i janë nënshtruar kontrollove për Covid 19 dhe pasi kanë rezultuar pa probleme janë lejuar të kalojnë, por kanë hasur në pengesën e doganës serbe, ndërsa tashmë gjenden mes katër rrugëve dhe pa një zgjidhje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT