A janë Kosova dhe “kombësia greke” në paketën Tiranë-Athinë?

Media greke është treguar më e vëmendshme se ajo shqiptare lidhur me detajet e negociatave Tiranë-Athinë.Ndërsa në Tiranë, debati ndizet vetëm pas mësymjeve partiake, në Athinë detajet e këtyre negociatave janë debatuar në media prej muajsh.Përpjekjet e Athinës për një marrëveshje me Tiranën datojnë herët, por vëmendja maksimale e qeverisë shqiptare u përftua vetëm së fundmi në prag të hapjes së negociatave me BE, e ndikuar me sa duket nga Brukseli.Që në 2015, kur Rama kishte vetëm 2 vjet në pushtet, gazeta greke “Kathimerini” shkruante se ekzistonte një paketë e ministrit Kotzias për ta diskutuar me Tiranën – raporton Dita.Paketa përmbante 7 pika, duke nisur me propozimin për një korrigjim teknik të paktit detar të nënshkruar në vitin 2009.Pika tjetër e dëshiruar nga grekët ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë në vitin 2012, ku nuk u përfshi “shprehja e kombësisë”.Në këtë çështje Athina do ishte e kënaqur me një anullim të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2012 dhe kryerjen e një regjistrimi të ri, – shkruante asokohe Kathimerini.Kërkesa tjetër ishte ngritja e tre varrezave për të rënët greke të luftës së dytë botërore.Pala shqiptare sipas të njëjtit burim kërkon në këmbim abrogimin e ligjit të luftës që është miratuar nga qeveria greke që në vitin 1987 por që nuk u dekretua nga presidenti i atëhershëm Kristos Sarxetakis.Gjithashtu Tirana kërkon nga Athina mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës. Nëse kjo dukej tepër, së paku të shprehej vullneti për këtë njohje.Pikat duken të njëjtat që janë hedhur orët e fundit në debatin politik dhe në mediat e Tiranës.Në pamje të parë duket që është rënë dakord për detin dhe varrezat në këmbim të ligjit të luftës dhe mbështetjes greke për në BE.Nëse paketa në fjalë është plotësisht e saktë, mbetet për t’u parë çfarë është konkluduar për regjistrimin e popullsisë dhe Kosovën – raporton Dita./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button