Viti i Skënderbeut/ 150 arbëreshë mbërrijnë për herë të parë në Shqipëri
Një vit ardhmërie!I tillë u konsiderua viti 2018 ndërsa do të shpallej si viti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, që ndër të tjera do të fokusohet edhe te bashkëveprimi me komunitetet e diasporës jashtë vendit.Në kuadër të organizimeve për këtë vit jubilar, në Shqipëri do të shkelin 150 arbëreshë që nuk e kanë vizituar më parë vendin, me ftesë të shtetit shqiptar.Në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit që jeton në këngët popullore të arbëreshëve mërgimtarë, të larguar nga Shqipëria pas vdekjes së tij, ardhja e arbëreshëve shënon një moment të veçantë.E me sa duket kjo nuk do të jetë një vizitë e zakonshme, sepse për herë të parë gjithashtu, arbëreshët ftohen jo si vizitorë pasivë, por me një program dinamik performancash.Pas shfaqjes së imazheve të kulturës arbëreshe në muzeun virtual “Tri ditët e yllit të mëngjesit” në hollin e Pallatit të Kongreseve, në Pallatin e Brigadave do të performojë një grup rock arbëresh, pasditen e nesërme.Një ditë më pas, në datë 17 Janar, organizohen prej tyre homazhe në sheshin Skënderbej.Por nuk përfundon me kaq. Në sallën e Qendres kulturore ortodokse në Tiranë do performohet prej tyre një koncert folk arbëresh.I gjithë ky event vjen para samitit të dytë të diasporës në vendin tonë, platformës më të madhe të bashkëbisedimit midis shqiptarëve, për të rimëkëmbur marrëdhëniet midis komunitetit të shqipfolesve me banim jashtë atdheut te te pareve të tyre./ZgjohuShqiptar.info