VIDEO: Në majën e Çikës me dëborë si në “Fronin e Perëndive”
Në fund-javë me dhjetra të rinjë aventurierë të borës dhe lartësive ngjiten në Llogara dhe më tej drejt lartësive me borë të Malit të Cikës.Mali i Çikës ndodhet në Bregun e Detit, midis Jonit në perëndim dhe luginës së Shushicës në lindje, me majat më të larta të Çikës (2040 m) e të Qorres (2018 m).Shpati perëndimor i tij është tepër i thepisur deri sa zbret në formën e një shkallareje në detin Jon, duke formuar Rivierën e Himarës, pjesa më piktoreske e gjithë Rivierës Shqiptare.Shpati lindor është më i butë dhe bie mbi luginën e Shushicës. Format e relievit të sotëm janë shumë të ashpra, me maja të mprehta, shpate me gremina e rrëpira shumë të thella.Pikërisht kjo faqe e tij shfrytëzohet për ngjitje alpinistike dhe rrëshqitje në borë.E gjithë Llogaraja është një perlë e turizmit shqiptarë dhe ndodhet rreth 40 km në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470 m në lartësinë 2018 m.Pranë Qafës së Llogarasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës së fortë. Një shembull i këtyre rrymave atmosferike është dhe “Pisha Flamur”, një monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike.Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.
