“Dëmet po mbulohen me çarçafë”, tërmeti dëmton maternitetin në Tiranë

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe rreth 1 000 të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Krahas Durrësit, edhe Tirana duket të ketë pësuar dëmë të mëdha në disa godina.
Imazhet e publikuara nga ish-deputeti i PD Bardh Spahia tregojnë se si është çarë godina e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Në foto duken mure dhe dysheme të çara, të cilat mbulohen me çarçafë që përdoren në operacione për të mos frikësuar nënat që ndodhen aty.

