Njerëzit shfrytëzojnë orët e fundit me makina, qindra mjete në lëvizje, bllokohet hyrja e Tiranës nga trafiku (Foto)

Në një kohë kur qeveria ka shpallur masat drastike për parandalimin ndaj përhapjes së koronavirusit, ku ndër to është edhe kufizimi i transportit, publik dhe privat, shihet që qytetarët po shfrytëzojnë orët e fundit të lëvizjes me makina.

Duke filluar që nesër në orën 06:00 e deri të dielën në orën 00:00, transporti privat qytetas dhe ndërqytetas është i ndaluar.

Kësisoj, shumë po përfitojnë të shijojnë orët e fundit të xhirove me makinë, apo për të mbaruar punët e lëna pezull, duke shkaktuar trafik të madh, raporton newsbomb.al.

Siç shihet edhe në foto, hyrja e Tiranës për te Sheshi Shqiponja është thuajse e bllokuar nga karvani i makinave.

trafik.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT