“Fëmijët janë të pafajshëm”: Lutja e dëshpëruar e një nëne shqiptare për…

Pas ndihmës së jashtëzakonshme që dha interesi i mediave në mobilizimin për të shpëtuar Alvin Berishën nga kampi i Al Holit në veri të Sirisë, familjet e fëmijëve të tjerë të luftëtarëve të Shtetit Islamik luten që Tirana zyrtare të dyfishojë përpjekjet e saj dhe të sjellë pjesën tjetër në shtëpi.

Kthimi në shtëpi i Alvinit u shndërrua në një rreze shprese për familjet e tjera në Shqipëri, të cilët kanë vite që mundohen të rikthejnë fëmijët e rrëmbyer nga prindërit e tyre xhihadistë.

“Jam e lumtur për Alvinin, por jam në ankth për dy fëmijët e mi që ndodhen ende atje në mes të atij ferri”, thotë Mide Dumani, një nënë 46-vjeçare që jeton në periferi të Tiranës. Fëmijët e saj janë në mesin e rreth 30 të miturve shqiptarë që besohet të kenë “ngecur” në Siri.

Shumica janë në kampin e Al-Holit, një mini-qytet me çadra që strehon më shumë se 70,000 vetë, kryesisht të afërm të militantëve të ISIS, e që kontrollohet nga kurdët. Dumani nuk i ka parë dy fëmijët e saj pasi i shoqi i mori në Siri shkurtin e vitit 2014.

Ai u vra disa muaj më vonë, duke lënë Evën dhe Endri, tani 13 dhe 11 vjeç, të kujdesen për veten. Mideja thotë se herë pas here merr ndonjë telefonatë ose mesazh nga Eva, e thotë se jeta në kamp është shumë e vështirë dhe ata janë mjaft të rrezikuar.

Të afërmit e gruas kanë shkuar disa herë në Egjipt e Turqi këto vitet e fundit në përpjekje për t`i marrë fëmijët, por pa sukses. Dy herë ka shkuar në Siri dhe gjyshja e tyre 72 vjeçe, Mentie.

Fëmijët janë të pafajshëm, dhe me ketë logjikë, e ëma kërkon që ata të mund të kthehen e të rriten si të gjithë të tjerët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT