Një erë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Rama-Tsipras më të “dashur” se kurrë. Në pranverë, Tsipras viziton Tiranën? (VIDEO)
Që kur ka ardhur në pushtet 5 vite më parë, marrëdhëniet e Edi Ramës me Greqinë nuk kanë qenë fort të mira.Madje, homologu i tij grek Aleksis Tsipras, e anulloi vizitën e tij që do të bënte në Shqipëri, disa kohë më parë.Por, pas një “ngrice” të gjatë në marrëdhëniet Rama-Tsipras, duket se marrëdhënia mes tyre më në fund ka ndryshuar.Kjo, pas takimeve mes Ditmir Bushatit dhe homologut të tij Nikos Kotzias, fillimisht në Selanik dhe pastaj në Korçë.Rezultatet e bisedimeve në këto takime kanë përmirësuar ndjeshëm situatën dhe kjo është reflektuar edhe në takimin e sotëm në Davos mes kryeministrit Rama dhe Aleksis Tsipras.Ata janë takuar ngrohtësisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që Rama ka publikuar edhe pamjet e takimit.Rama shkruan se në pranverë do nënshkruhet Dokumenti i Partneritetit Strategjik në Tiranë.Gjë që do të thotë se tashmë “akujt janë shkrirë” dhe më në fund, kryeministri grek me gjasë do të vizitojë Shqipërinë në pranverë.“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë,” shkruan Rama./ZgjohuShqiptar.info