Ndodh në Shqipëri! Tarifat e masterit më të lartat në Evropë në univeristetet publike

Protesta e studentëve kundër tarifave të larta të studimeve në universitetete shtetërore ka rikthyer vëmendjen tek ndryshimet që solli reforma e arsimit të lartë.Ligji i miratuar mes protestave të studentëve dhe kundërshtimit të opozitës, në verën e 2015-ës, ka rritur ndjeshëm, deri në dyfishim tarifat e studimeve, veçanërisht ato të nivelit master.Eksperti i Institutit të Studimeve Politike, Rigels Xhemollari në një raport për APPA, shpjegon rritjen e tarifave dhe krahasimin e tyre me tarifat e universiteteve evropiane:“Të përkthyera në euro, tarifat për studimin në master shkojnë nga 1500 euro në vit në Durrës dhe Vlorë deri në 2400 euro viti në Tiranë (Universiteti i Arteve). Paralelisht me ne në vendet e BE, ku me të drejtë edhe politika shqiptare synon të na anëtarësojë, tarifat vjetore të studimeve në master pranë universiteteve publike shkojnë nga 100 deri në 600 euro më e larta. Madje nuk duhet lënë pa përmendur rasti i Gjermanisë ku studimet janë falas apo i Danimarkës ku shteti të mbështet financiarisht studentin nëse vendos të studiojë në programin master.Para disa muajsh duke diskutuar rëndësinë e reformës në drejtësi kryeministri përmendi se në konkursin e shkollës së magjistraturës, favorizohen ata që kanë mbaruar në universitetet perëndimore pasi universitetet tona janë ende ta pa-akredituara dhe nuk kemi me çfarë ti krahasojmë në rajon apo në BE. Deri diku mund të jetë e drejtë pavarësisht se kusht penalizues për studentët e shkëlqyer shqiptarë të drejtësisë, por si është e mundur që tregohet ky inferioritet ndaj universiteteve perëndimore dhe tarifat e studimit janë 5-fish më të larta se ata?!Një qeveri patriote dhe e ndërgjegjshme nuk ndërmerr të tilla politika antikombëtare të cilat nxisin studentët shqiptarë të braktisin universitetet shqiptare apo ato publike duke dhënë një kontribut në largimin e trurit nga Shqipëria. Një qeveri e përgjegjshme dhe që bazohet në statistikat e sakta nuk i detyron familjet shqiptare të paguajnë 5-fishin e tarifave evropiane duke ditur që pagat tona janë 5-fish më të ulëta se ato të banorëve të BE, vetëm për hir të suksesit të një reforme. Dhe për më tepër ashtu siç e ka zakon politika shqiptare, zgjodhi muajin gusht për të miratuar këto tarifa antikombëtare që të parandalojë edhe ndonjë grimcë protestë studentore që mund të lindte si pasojë.”Në korrik 2016, MAS përcaktoi mesataren përjashtuese për maturantët, kriter i cili përveç se penalizoi nxënësit e shkollave më të mira i hapi rrugën trafikut të studentëve tek universitetet private. Po e ilustroj me shembullin e Universitetit të Mjekësisë ku ky i fundit ka përcaktuar notën mesatare përjashtuese 8.5 ndërsa tre universitetet që ofrojnë degët e preferuara të mjekësisë kanë lënë mesataren e VKM, pra notën 6. Kjo diferencë shpjegon faktin që të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat pasi tarifat nuk kanë ndonjë ndryshim të madh tashmë mes publikut dhe privatit. Së dyti universitetet e rretheve si Durrësi, Shkodra apo Elbasani rrezikohen nga mbyllja të paktën e nivelit të studimeve në mastar pasi është në një konkurrencë të pabalancuar me privatin i cili mund të bëjë favore me tarifat, mund të ofrojë 10-fishin e bursave të publikut apo mund të tolerojë pagesat me këste që lehtësojnë studentët. Në këtë situatë studentët do të braktisin universitetet e rretheve dhe do të dynden tek privati ku me njëjtën pagesë përfitojnë kushte më të mira studimi. Dhe së fundmi universitetet publike, sidomos ato në rrethe, të dëmtuara nga zgjedhjet të bazuara në interesa politiko – ekonomike dhe jo akademike, me mungesa në marketing dhe staf të kualifikuar për të thithur studentë do të kthehen në kolegje bachelor-i ndërsa lektorët e tyre ose do të zgjedhin privatin ose do të pranojnë të punojnë me paga shumë më të ulëta se ato të deritanishmet.”/exit/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close