Sa e ka koston OFL? Zv.ministrja e Brendshme: S’e kemi llogaritur ende, por jo shumë e lartë

Ditën e sotme zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është pyetur se sa është kostoja për themelimin e OFL-së.

Para disa deputetëve Voda është shprehur se OFL-ja është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit duke shtuar se janë parashikuar tre lloj masash kundër subjekteve.

Më tej ajo ka shtuar:

OFL- ja, e cila është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit. Janë parashikuar 3 lloj masash kundër subjekteve të këtij akti normativ, masa me karater pasuror, personal dhe ekonomik.

Ndërsa pyetjes se sa është fatura për krijimin e OFL-së ajo ka thënë se është përllogaritur ende shuma e saktë dhe përfundimtare e fondeve por që nuk besonte të ishte shumë e madhe.

“OFL është strukturë e posaçme e ngritur për një qëllim, funksioni i saj përfundon në mbarim të aktit normativ, një pjesë e mirë e punonjësve të OFL-së janë përzgjedhur nga brenda Policisë së Shtetit. Nuk është llogaritur ende saktë shuma e fondeve, por nuk besoj që është ndonjë shumë e madhe. Policia e Shtetit do të pasurohet më një flotë mjetesh të reja që do të jenë në përdorim nga punonjësit e Policisë.

Me këtë akt i ke mi dhënë më tepër frymëmarrje Policisë për të kryer investigime në punën e saj, institucionet shtetërore duhet të japin kontribut në punën e Policisë së Shtetit”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT