Marriott: Sheraton ikën nga Shqipëria! SEE: Ja arsyet
Agjencia e lajmeve për Europën Juglindore, SEE, shkruan se operatori i njohur i hoteleve, Marriott International, pronar i markës Sheraton, u ka konfirmuar se nuk menaxhon më hotel Sheraton Tirana.“Marriott po siguron një tranzicion të butë për aksionerët, klientët dhe partnerët,” tha kompania.“Çfarëdo pyetje në lidhje me të ardhmen e hotelit duhet të drejtohet tek pronarët, MAK-Albania Limited”, thuhet në deklaratë.SEE thotë se ka bërë disa telefonata tek MAK-Albania, por pa marrë përgjigje.Agjencia raporton se ekziston mundësia që largimi i Sheraton ka ardhur për shkak të vështirësive me të cilat po përballet pronari i pronës, MAK-Albania në vitet e fundit, pas mungesës së investimeve dhe përkeqësimit të standardeve.MAK-Albania është një degë e kompanisë nga Kuvajti, Kharafi&Sons, aktive në Shqipëri që prej vitit 1992.Sheraton Tirana ishte hoteli i parë me pesë yje në kryeqytetin shqiptar, që prej vitit 2003.Ndërkohë rrjeti amerikan Hilton ka thënë në fillim të javës se do hapë të parin hotel në Shqipëri në verën e këtij viti./ZgjohuShqiptar.info