Kush ishte “helmi i paguar me taksa” sipas Ben Blushit?!

Ky që shihni në foto është një status i Ben Blushit në muajin Qershor të 2017-ës. Në atë kohë, Blushi drejtonte partinë LIBRA dhe akuzonte Top Channel si televizion kioskë, i cili shiste kohë me para gjatë fushatës elektorale.Në statusin e tij Blushi shkruante:“Diçka për televizionet e Shqipërisë, helmi i paguar me taksa.A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur çdo ditë dy orë Live nga çdo katund I vendit. Çadra ka dalë në çdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa”- shkruante në atë kohë kreu i LIBRA-së, sot, 6 muaj më vonë, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.Por siç është bërë zakon në këtë vend, ato që thuhen harrohen shumë shpejt. Madje, në shumicën e rasteve, kemi parë që, ata të cilët shahen e akuzohen më tepër në fund përfundojnë të “martuar”. Se çfarë do të ndodh me Blushin dhe martesën e tij, do e shohim…/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT