KLSH: Ngërçi politik dhe korrupsioni, dëmi në buxhet 2.9 mld euro

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira në 2 vitet e fundit i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomiko-financiar prej 2.9 miliardë euro.

Sipas Transparency Internacional, ngërçi politik dhe praktikat mashtruese e korruptive të nënpunësve të administratës janë shkaqet e gjendjes katastrofike.

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira të pasurisë shtetërore

Dëmi në buxhetin e shtetit, 645 mld lekë ose 2.9 miliardë euro

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në një intervistë për mediat, thotë se në sektorin publik dëmi total për dy vitet e fundit arrin në shumën 363 miliardë lekë.

“Në total, për këtë periudhë të 2 viteve të fundit janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 363 miliardë lekë ose afërsisht 2.9 miliardë euro: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 51.4 miliardë lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 311.6 miliardë lekë, nga të cilat mbi 60% në fushën e të ardhurave dhe pjesa e tjetër në atë të shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve“, tha Leskaj.

Ndërsa në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit i kalon 280 miliardë lekë.

Ai e vë theksin në faktin se korrupsioni në radhët e administratës është rritur duke cënuar drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Ashtu siç vëren dhe Transparency International, në raportin e tij më të fundit, një nga shkaqet e rritjes së korrupsionit në vend, është dhe ngërçi politik në vend prej afër dy vite.

Gjithashtu ai evidenton edhe vonesën e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH, si dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të inkriminuar në praktika mashtruese dhe korruptive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT