FOTOT/ Porositë për irlandezët që vizitonin Shqipërinë në ’73: Do ju presin flokët në kufi

Një listë me kërkesa për turistët irlandezë që vizitonin Shqipërinë në vitin 1973 është zbuluar rastësisht në shtëpinë e një gruaje të moshuar, e cila me siguri do të ketë vizituar vendin tonë asokohe.Isida Kalaja ka publikuar porositë, për të cilat thotë se një mik i tyre i ka gjetur në shtëpinë e një fqinje që ka ndërruar jetë pak kohë më parë.Mes tyre, të shprehura gjithnjë me kujtesën se duhet t’i marrin shumë seriozisht, turistët irlandezë porositen për flokët, librat fetarë, literaturën, madje deri te fustanet e grave.‘Flokët të shkurtër, nëse jo, do t’jua presin në kufi’, thuhet mes të tjerash, duke na sjellë edhe një herë mënyrën se si jetonin shqiptarët në diktaturë, e cila për disa prej nesh është e jetuar, shkruan Hashtag.al, qw ka zbardhur porositë që u jepeshin iralandezëve që vizitonin Shqipërinë.POROSITË-Në shqip‘I dashur udhëtar,Shoqëruesit tanë na kanë informuar për disa ndryshime të rëndësishme lidhur me kufizimet dhe veshjet ndërsa do jeni në Shqipëri.JU LUTEM MBANI SHËNIM-SHUMË TË RËNDËSISHMETË PËRGJITHSHME-Asnjë libër fetar me vete…-Mos bëni foto pa leje, nëse jeni në dyshim pyesni shoqëruesin.-Mos merrni asnjë literaturë, përfshirë edhe broshurat e pushimeve dhe artikull nga J.A.Cuddon. (Shënim redaksional: shkrimtar anglez, autor fjalorësh)GRATË-Mos vishni fustane të shkurtër ose shumë të gjatë, as në zonat e turistëve, xhaketë e thjeshtë e rekomanduar shumë.BURRAT-Jo pantallona me ngjyra ose me lule. Flokët të shkurtër, nëse jo do t’ua presin në kufij. Mjekra duhet të rruhet mirë.-Kjo letër është shumë e rëndësishme. Ju lutem bëni kujdes-nëse jo do t’u prishni pushimet të gjithëve.Sinqerisht i juaji,J.Noel CairnsSpecialist i pushimeve të Republikës Popullore të Shqipërisë’/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close