Veteranët kërkojnë nga Prokuroria të hetojë ofenduesin e Adem Jasharit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj ofendimeve të rënda që i janë bërë komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij nga Prekazi.Veteranët kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë hetime ndaj një profili me emrin Shkëlqim N. Qehaja, si dhe ndaj të gjithë atyre njerëzve që në mënyrë anonime fyejnë familjen emblematike.

Kumtesa e plotë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së:Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk mund të mos reagojë publikisht ndaj përpjekjeve për ta njollosur, shpërfillur apo tjetërsuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe rezultateve historike të saj.E kemi të qartë se këto përpjekje vijnë nga njerëz të dyshimtë e të shitur tek pushtuesi, pavarësisht që dalin anonim si i ashtuquajturi Shkëlqim N. Qehaja i cili fyen rëndë familen Jashari përmes Facebook.OVL të UÇK-së, me këtë rast, kërkon nga Prokuroria e shtetit që të merret me hetimin e këtyre njerëzve por edhe të tjerë, dhe t’i sjellë sa më parë para organeve të drejtësisë.Prishtinë 5 dhjetor 2017 Kryesia e OVL UÇK-së

Back to top button
LAJMET E FUNDIT