Fierza në kuotë historike nga reshjet e shiut, fitimi 60 mln euro për Shqipërinë
Niveli i liqenit të Fierzës është shtuar ndjeshëm ditët e fundit nga reshjet e shumta të shiut.Sipas të dhënave, niveli ka qëndruar prej katër muajsh në 296 metra me luhatje të pandjeshme.Ndërkohë që, periudha mars-qershor ka qenë një ndër periudhat më optimale për Korporatën Elektroenergjitike shqiptare.Kjo e fundit është shprehur përmes një postimi në “Facebook” se Fierza ka arritur një nivel historik.KESH thotë se ende nuk ka përfunduar raportin 6 mujor për këtë vit, por raporton se ka siguruar rreth 60 mln euro të ardhura në tregun e parregulluar.Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkojnë në liqenin e Fierzës.Fierza ka arritur në këtë periudhë gjatë një viti më parë në pikën më kritike të saj, për shkak të mungesës së reshjeve, duke shkuar në 274 metra mbi nivelin e detit./ZgjohuShqiptar.info