Rezoluta për Jerusalemin: Shqipëria? Asnjë anëtar i NATO-s nuk votoi si SHBA
Asnjë aleat i NATO-s nuk votoi si SHBA në lidhje për Jerusalemin në OKB.Përveç Turqisë, edhe 27 anëtarët e tjerë të Aleancës më të madhe politike ushtarake që drejtohet nga Uashingtoni, nuk i janë bashkëngjitur aventurës së Donald Trump për të prishur ekuilibrat 50 vjeçarë të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me Jerusalemin.Kanadaja, Polonia dhe Republika Çeke kanë abstenuar. Të njëjtën votë ka dhënë edhe Bosnjë Hercegovina, por duhet thënë se ministria e Jashtme e saj drejtohet nga një serb.Në një rezolutë për Palestinën, në vitin 2012 kur në qeveri ishte Sali Berisha, Shqipëria abstenoi.Kjo votë mërziti shumë Erdogan, i cili pati folur publikisht për një “prerje në besë”.Në 2014, në rezolutën e radhës, kur në qeveri ishte Edi Rama, Shqipëria votoi pro njohjes së shtetit të Palestinës.Përveç anëtarëve të NATO-s, edhe vendet anëtare të BE nuk kanë votuar njësoj në OKB për çështjen e Jerusalemit.