6 muaj nga ekzekutimi i Kacifas, flet i ati: Nuk e di pse e vranë. Polici që e qëlloi tha do ta… (VIDEO)

6 muaj pas ekzekutimit të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat, familjarët e tij kërkojnë drejtësi pasi sipas tyre ende nuk e dinë pse ua kanë vrarë djalin.
Në një intervistë për televizionin A2 Neës, i ati i Kacifas shprehet se i biri po qëllonte me fishekë manovër pasi atë ditë ishte festa e IOS që festohet nga minoritarët.
Sipas Jani Kacifas policia e ka qëlluar me qëllim ekstremistin, pasi sipas të atit njëri nga efektivët thonte mos e qëllo, kurse tjetri këmbëngulte se do ta vriste.
Kujtojmë se minoritrari grek Kostandinos Kacifa u qëllua për vdekje nga efektivët e RENEAS të ardhur në Bularat nga Gjirokastra, pas kërkesës së policisë së zonës se një person kishte hapur zjarr paparalajmërim në drejtim të tyre, duke u rrezikuar seriozisht jetën.
Pas disa orëve tentativa, Kacifas u ekzekutuar nga RENEA në një kodër mbi fshatin Bularat pasi nuk pranoi të dorëzohej, madje me një armë tip kallashnikov të modifikuar dhe armatim të rëndë kishte hapur zjarr dhe ndaj efektivëve të Forcave Speciale.