Presidenti Meta: I dhashë shtetësinë shqiptare Janullatosit, sepse…

Ditën e sotme, presidenti i Republikës Ilir Meta, pasi bëri vizitën e urimit për ditën e Krishtlindjes, gjatë një prononcimi për mediat ka zbuluar arsyet e dhënies së shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.“Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e tij me shprehjen si “puna e verës”. Ky është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes. Kjo është një vepër e madhe që e ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke ngritur nga hiri, Kishën Ordodokse Autoqefale të Shqipërisë me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Shikoni Katedralen përballë, që nuk ekzistonte. Janë investimi i tij, frymëzimi i tij për të krijuar vlera të shkëlqyera”- tha Meta.Pyetur nëse dhënia e shtetësisë vjen pas deklaratës së dhënë prej vetë Janullatosit se pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar Meta u përgjigj: Dua të theksoj se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e afirmuar në gjithë botën ordokse, por duke e promovuar Shqipërinë si një vend me vlera të harmonisë fetare.Fortlumturia e tij gjithnjë ka prediskuar për harmoni. Kjo lidhet me veprën e tij dhe sikurse u shpreh se vera sado më e vjetër të jetë aq më shumë ka, ashtu edhe aq sa më shumë vite të kalojnë nga sot, aq më shumë do të rritet vlera e tij në funksion të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT