Greqia “veto” Shqipërisë, Mitsotakis: Nuk e mbështesim hapjen e negociatave

Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale nga gazeta Kathimerini në versionin anglisht, duke cituar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, thuhet: “Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”.
Mesazhi:
“Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë derisa të ketë ndryshime në trajtimin e minoritetit etnik”, shkruan Kathimerini.
“Trajtimi i minoritetit grek” është një temë e përhershme e Athinës që përdoret si kartë presioni dhe kundërpresioni diplomatik, por në Shqipëri nuk ka raste serioze të persekutimit të minoriteteve, aq më pak atij grek.
