Çfarë i lidh ish-ministrat Tritan Shehu dhe Ilir Beqja me arrestimet në Shkodër

Deputeti opozitar Tritan Shehu, që po “ndeshet dhëmbë për dhëmbë” me korrupsionin e qeverisë “Rama”, doli në mbrojtje të mjekëve të Spitalit Shkodër të arrestuar për korrupsion, duke akuzuar drejtësinë, se i kishte diskretuar e arrestuar padrejtësisht.

Po pse deputeti Tritan Shehu, ish-Ministër Shëndetësie, u bë papritur “avokat” publik i drejtorit Spitalit Shkodër dhe shefave të komisionit të tenderëve, megjithëse këta janë emëruar nga PS?

Portali Pamfleti shkruan se ky drejtor dhe ky komision vlerësimi blerjesh e punimesh, i ka firmosur vëllait të Tritan Shehut, 11 milionë euro për punime fiktive, të pa realizuara, të vonuara prej 7 vitesh, kryer me cilësi të dobët e mangësi projekti.

Historia e projektit të rehabilitimit të spitalit Shkodër, nis në kohën e pushtetit “Berisha” (2009), kur Ministria e Shëndetësisë, u financua nga Banka Botërore, me një fond 8 milionë, 084 mijë e 325 euro pa TVSH, për rehabiltimin fizik të spitalit Shkodër, por punimet u zvarritën deri në vitin e dytë, të qeverisë “Rama 1”.

Në prill 2015, Banka Botërore i dha ultimatum ministrit Beqaj dhe qeverisë shqiptare, të përfundonin dhe dorëzonin punimet, brenda datas 30 maj 2016, ose të rikthenin vlerën 11 milionë euro.

Pas këtij ultiamtumi, ministri Beqaj, i ka dërguar 32 shkresa (ultimatume) ish-drejtores së Spitalit Shkodër, socialistes Dhurata Uruçi, që të firmoste qorrazi, marrjen në dorëzim të punimeve, me shënimin: “Zbatuar sipas projektit”, të menazhaur prej vëllait të Tritan Shehut, por ajo refuzoi dhe pas 24 orësh, në datën 6 maj 2016, ministri Ilir Beqaj e shkarkoi dhe brenda ditës e zëvëndësoi, me drejtorin e arrestuar P. Çela, që po mbron Tritan Shehu.

Drejtori i ri, që sot ndodhet në pranga, i firmosi letrat e marrjes së punimeve në dorëzim “Në rregull”, me proces-verbal, të Komsionit Vlerësues (kolaudues) të spitalit, duke quajtur “me standard” dhe sipas projektit, duke maskuar korrupsionin me 11 milionë euro, të menaxhaura nga vëllai i Tritan Shehut.

Por punimet në spital, ishin realizuar vetëm në 40% të projektit dhe pas 3 muajsh, ministri Beqaj, akordoi 6 milionë euro të tjera nga taksat publike, për të mbyllur “plagët” që la hapur, pazari me vëllain e Tritan Shehut dhe firmën mafioze italiane, që kishte sekserizuar Tritan Shehu, quajtur “Esi Consorzio Stabile from Italy, Albania-Ltd”, me drejtues ligjor e teknik, Ing. Enriko Manrioti – shkruan portali./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT