“Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët
Vota e Shqipërisë në OKB e cila u rreshtua krah 128 vendeve që votuan kundër propozimit të Trump për të njohur Jeruzalimin kryeqytet të Izraelit shkaktoi debate mes politikanëve në Shqipëri.Ndër to që reagoi ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili shkoi edhe më tej duke i dërguar një letër presidenti Donald Trump në të cilën i komunikonte se nuk kishte pasur asnjë komunikim me qeverinë “Rama” për këtë çështje.“Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”- shkruante Meta në letrën dërguar presidentit Trump.Por Lapsi.al ka zbardhur disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Meta nuk kishte dijeni për votën e Shqipërisë në OKB.Sokol Gjoka, drejtori i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme rezulton se ka informuar përmes postës elektronike Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit për qëndrimin që do të mbante vendi ynë.Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës.Madje Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe i dërgon edhe fjalimi i ambasadorit, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.Më tej Lapsi.al shkruan se në emaile ishte edhe lutja e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca dhe përgjigjia e saj erdhi në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ku skruhej …“Sa të kem një instruksion të njoftoj menjëherë”.Gjithashtu një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.Këto fakte të paraqitura rrëzojnë alibinë e presidenti Ilir Meta se nuk ka pasur dijeni për votën e Shqipërsë në OKB duke gënjyer kështu mbarë opinionin publik shqiptarë dhe presidentin Trump. (TemA)