Pedagogia e njohur do të sfidojë Ogerta Manastirliun, nëna e Oriola Marashit e thotë hapur: Gati për Bashkinë e Tiranës

Pedagogia dhe aktorja Xhoi Jakaj, e njohur për publikun nga roli i kryetares së bashkisë në filmin “Pallati 69”, ka shprehur publikisht ambicien e saj për t’u përfshirë realisht në politikë, duke mos përjashtuar një kandidaturë për Bashkinë e Tiranës.

E ftuar në emisionin “Dita jonë”, Jakaj deklaroi se ka kohë që aspiron të angazhohet politikisht dhe se beson fort në nevojën për figura jopartiake në drejtimin e qyteteve kryesore të vendit.

“Pse jo? Do të ishte mirë. Kam aspiruar pjesëmarrjen në politikë prej vitesh. Jam larguar pak nga politika dhe ndoshta duhet të jesh shumë aktiv që të të shohin si personazh politik. Por unë mendoj se Tirana, Shkodra, Vlora dhe Durrësi duhet të drejtohen nga kryetarë jopartiakë”,  u shpreh ajo.

Jakaj zbuloi gjithashtu se në të kaluarën ka qenë përmendur si një ndër emrat potencialë për Bashkinë e Pukës, qytetin e saj të lindjes. Me humor, ajo shtoi se “do ta bënte Pukën më të bukur se Tirana” falë klimës, ujit të pastër dhe mikpritjes së njerëzve të zonës.

“Unë e hodha idenë, le ta marrë kush të dojë. Varet a më shohin si kandidaturë të mundshme”,  tha Jakaj.

Në fund të intervistës, ajo la të kuptohet se, nëse shihet si një alternativë serioze, është e gatshme të sfidojë realitetin politik, ashtu siç ka bërë në skenën artistike. Xhoi Jakaj është gjithashtu nëna e modeles së njohur Oriola Marashi. Gjithashtu kujtojmë që në radhët e Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama ka prezantuar si candidate të kësaj force politike, Ogerta Manastirliun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT