LSI del hapur kundër SHBA & BE: Po sillen si pushtues

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesisë”. -Ka qënë kjo deklarata e ashpër e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në rrjetin social facebook si kundërpërgjigje ndaj SHBA & BE të cilat i bën thirrje opozitës ta lexojë kushtetutën si duhet.Vasili i ka cilësuar deklaratat e SHBA & BE si të padrejta për përfundimin e mandatit të Llallës dhe zgjedhjen e Kyreprokurorit të përkohshëm.Më tej, Vasili ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD, Lulzim Basha, për të zgjedhur bashkë kryeprokurorin e ri si të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.Statusi i plotë“Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise. Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje. Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte. Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit. Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata”, shkruan Vasili.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT