Kontrata 1 milion dollarëshe e Bashës/ PD ka fshehur marrëveshjet me kompanitë e huaja

Shpenzimi i parave nga partitë politike gjatë fushatës elektorale ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e KQZ –së.Administrata e KQZ –së, është ndalur tek pagesat e padeklaruara, të dhënat të cilave i kanë marrë nga mediat, për t‘i verifikuar më pas.Rikujtojmë se së fundmi kreu i PD –së Lulzim Basha është akuzuar se ka nënshkruar kontrata lobuese me kompani amerike në vlerën prej një milion dollarë, në mënyrë të paligjshme.Sipas administratës së KQZ –së, PD nuk i ka bërë transparente marrëveshjet me kompanitë e huaja.Nënkryetari i KQZ –së, Denar Biba, ka kërkuar që ky institucion duhet të ndjekë paratë që forcat politike kanë shpenzuar.Sipas të njëjtit, kontratat e nënshkruara janë pranuar edhe nga PD –ja, ndërkohë që nuk janë paraqitur në KQZ.Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka thënë se është e papranueshme të përfshihen në raport thashethemet mediatike për pagesat e PD –së.Sipas tij, nuk ka asgjë të paligjshme dhe asgjë për tu fshehur dhe se të gjitha dokumentat i janë vënë në dispozicion KQZ –së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT